Gjilani ka arritur fitore të madhe ne udhëtim kundër Llapit, me rezultat minimal 0:1.
Golin për nënkampionin e Kosovës e ka shënuar sulmuesi malazez, Darko Nikac pas asistimit të Gerhard Prognit.
Ndeshja ishte e barazpeshuar, me raste të të dyja skuadrave por pa konkretizim. Kujtojmë që në këtë ndeshje, Gjilani ka humbur një penallti me futbollistin, Fiton Hajdari.