DYLON

SC Gjilani prezanton transferin e ri, sulmuesin nga Mali i Zi

SC Gjilani prezanton transferin e ri, sulmuesin nga Mali i Zi
Avatar photo Elife Sherifi

SC Gjilani ka zyrtarizuar transferin më të ri në këtë afat kalimtar. Bëhet fjalë për sulmuesin nga Mali i Zi, Darko Nikač.

Futbollisti i lindur në Podgoricë, në skuadrën e Gjilanit vie nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku pjesën e parë kampionale të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga bregdeti shqipëtar, atë të Teutës nga Durrësi.

Transferimin e tij e ka zyrtarizuar klubi ‘Kuqebardhë’ përmes një njoftimi zyrtar në Facebook.

EkoHigjiena

“Gjilan, 07 Janar 2020-Skuadra e Gjilanit ka arritur ti siguroj shërbimet e sulmuesit nga Mali i Zi, Darko Nikač.

Futbollisti i lindur në Podgoricë, në skuadrën e Gjilanit vie nga Kategoria Superiore e Shqipërisë, ku pjesën e parë kampionale të këtij edicioni kishte përfaqësuar ekipin nga bregdeti shqipëtar, atë të Teutës nga Durrësi.

29 vjeçari, karrierën e kishte nisur në ekipin e Buduqnostit nga Podgorica, nga ku e kishte vazhduar atë nëpër disa ekipe tjera malazeze dhe jashtë vendlindjes së tijë, si në Hungari, Uzbekistan dhe Indi.

Sulmuesi i gjatë 1.85 metra luan me dy këmbët, e gjithashtu veçohet edhe me lojën në ajër.Pozita e tijë e preferuar është si sulmues i qendrës.

Nikač, gjithashtu ka paraqitje për kombëtaren Malazeze, ku ai ishte ftuar në 3 takime të përfaqësues së vendlindjes së tijë.

Nikač bëhet futbollisti i dytë i ardhur në këtë afat kalimtar të janarit pas Sebino Plakut, i cili u bashkua me skuadrën e Gjilanit dy ditë më parë.”

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.