DYLON

SC Gjilani përmbylli përgatitjet për duelin ndaj Suharekës, gati për këtë sfidë

SC Gjilani përmbylli përgatitjet për duelin ndaj Suharekës, gati për këtë sfidë
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka mbyllur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Suharekës, takim i vlefshëm për xhiron e 22-të në Albi Mall Superligën e Kosovës në futboll.

Gjithë grupi ka qenë në dispozicion të stafit teknik përveç Robert Rrahmanit, i cili po vazhdon me procesin e rikuperimit dhe sulmuesit Almir Aganspahic, i cili ka ndjerë një shqetësim muskular pas sfidës së javës së kaluar ndaj Dukagjinit. Pozitiv është rikthimi i Endri Reçit, i cili kishte kohë që po qëndronte në infermieri.

EkoHigjiena

“Gjatë javës ekipi ka shfaqur pozitivitet dhe gatishmëri për përballjen ndaj Suharekës, e cila është e treta për këtë edicion garash”, thuhet n njoftimin e skuadrës kuqebardhë.

Dueli ndërmjet Suharekës dhe Gjilanit zhvillohet të shtunën, ora 14:00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.