DYLON

SC Gjilani përmbyll bashkëpunimin edhe me mesfushorin Shqiprim Taipi

SC Gjilani përmbyll bashkëpunimin edhe me mesfushorin Shqiprim Taipi
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani e falënderon Shqiprim Taipin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.

“Kjo ishte aventura e dytë e mesfushorit nga Kosova Lindore me klubin tonë, pas paraqitjeve të tij edhe në edicionin 2023/24. Gjatë kësaj periudhe, Taipi dha kontributin e tij në mesfushën e skuadrës dhe ishte pjesë e rëndësishme e ekipit në objektivat sportive të klubit”, thuhet në njoftimin zyrtar të klubit “kuq e bardh”.

EkoHigjiena

SC Gjilani e ka falënderuar futbollistin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë, duke i uruar shëndet, suksese dhe mbarësi në vazhdimin e karrierës.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.