SC Gjilani përfundon bashkëpunimin me Agron Kolajn dhe Astrit Thaqin
Drejtues të SC Gjilanit kanë bërë me dije se kanë përmbyllur bashkëpunimin me portierin Agron Kolaj dhe futbollistin Astrit Thaqi.
“Sport Club Gjilani e falënderon Agron Kolajn për kontributin e dhënë me fanellën kuqebardh gjatë periudhës sa ishte pjesë e skuadrës sonë. Huazimi i ‘gardianit’ nga FC Prishtina ka përfunduar, duke mbyllur kështu edhe qëndrimin e tij te Gjilani”, thuhet në njoftim.
Kolaj u bashkua me ekipin në janarin e këtij viti dhe u paraqit në 13 ndeshje kampionale dhe dy në garat e Kupës.
Me këtë rast, Sport Club Gjilani shpreh mirënjohje ndaj Agron Kolajt për angazhimin, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij, si dhe FC Prishtinës për bashkëpunimin.
SC Gjilani po ashtu e falënderon Astrit Thaqin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij.
Sport Club Gjilani njofton se Astrit Thaqi nuk do të jetë pjesë e skuadrës në të ardhmen, pasi me përfundimin e sezonit 2025/26 ka skaduar kontrata e tij me klubin.
“Pas një edicioni të kaluar me fanellën kuq & bardh, palët ndahen me respekt dhe mirënjohje të ndërsjellë, duke i uruar njëra-tjetrës shumë suksese në vazhdim”, thuhet në njoftim.
Mbrojtësi 33 vjeçar nga Drenasi iu bashkua Gjilanit në verën e vitit 2025 dhe gjatë kësaj periudhe zhvilloi 24 paraqitje zyrtare, ndër të tjerash pati edhe një asistim.
“Sport Club Gjilani e falënderon Astrit Thaqin për kontributin e dhënë, përkushtimin dhe profesionalizmin e treguar gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet, mbarësi dhe shumë suksese në vazhdimin e karrierës së tij”, thuhet në njoftim. /2LONLINE/
