DYLON

SC Gjilani përfundon bashkëpunimin edhe me futbollistin Ennur Totre

SC Gjilani përfundon bashkëpunimin edhe me futbollistin Ennur Totre
Avatar photo Redaksia

“Me marrëveshje të dyanshme është ndërprerë bashkëpunimi me futbollistin Ennur Totre, i cili u paraqit në 23 ndeshje kampionale dhe një të kupës me fanellën kuq e bardh”, njofton SC Gjilani.

Klubi e ka falënderuar futbollistin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.

EkoHigjiena

“Klubi dëshiron ta falënderojë Ennurin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e familjes së Gjilanit. Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë”, thuhet tutje në njoftim.

SC Gjilani i ka uruar futbollistit Ennur Totre shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional.  /2LONLINE/