SC Gjilani nxjerrë në shitje biletat vjetore, 50 € për t’i parë të gjitha ndeshjet si vendës
Superliga e Futbollit të Kosovës nis me 17 Gusht, e klubi i futbollit SC Gjilani ka nxjerrë në shitje biletat vjetore, me të cilat tifozët kanë mundësi t’i ndjekin të gjitha ndeshjet e skuadrës kuq e bardh kur ajo luan si vendas.
“SC Gjilani ka menduar për tifozët të cilët duan të jenë sa më afër klubit. Kartelat vjetore do të jenë në dispozicion të tifozëve nga ky vikend për t’i ndjekur të gjitha ndeshjet si vendas për një çmim unik prej 50 eurove”, thuhet në njoftimin zyrtar.
Bëhet e ditur se kjo kartelë do të autorizohet nga klubi dhe do të jetë e personalizuar me emër dhe mbiemër vetëm për një person.
Duhet theksuar se është e vlefshme vetëm për ndeshjet të cilat i zhvillojmë si vendas.
“Kartelat do të dalin në shitje online dhe do të mund t’i blini përmes kontakteve të cilat janë në dispozicion nga klubi. Kartela vjetore në dispozicion për sezonin 25/26. Një çmim unik prej 50 Eur. Për kontakt në viber & whatsapp +38349268288”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit. /2LONLINE/
