DYLON

SC Gjilani njofton për shtyrjen e ndeshjes ndaj FC Ballkanit

SC Gjilani njofton për shtyrjen e ndeshjes ndaj FC Ballkanit
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton për shtyrjen e ndeshjes kampionale ndaj FC Ballkani, e vlefshme për xhiron e trembëdhjetë në Albi Mall Superligën e Kosovës.

SC Gjilani përmens një njoftimi kujton se Komisioni i Garave ka vendosur që takimin e datës 4 nëntor ta zhvendos në një afat të pacaktuar për shkak të angazhimit të klubit nga Suhareka në garat ndërkombëtare.

EkoHigjiena

“Klubi do njoftojë me kohë për caktimin e terminit të kësaj ndeshje, ndërkohë që konfirmon gjithashtu ndryshimin e datës së ndeshjes për xhiron e radhës ndaj FC Malisheva. Takimi i xhiros së katërmbëdhjetë do zhvillohet më 10 Nëntor në stadiumin “Liman Gegaj” të Malishevës nga ora 13.00”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.