DYLON

SC Gjilani një hap më pran finales!

SC Gjilani një hap më pran finales!
Avatar photo Redaksia

Sot janë zhvilluar ndeshjet e para të gjysmëfinales në futboll, për Kupën e Kosovës, e SC Gjilani ka arritur të shënojë fitore si mysafirë duke e mposhtur Llapin vendës, rezultati përfundimtar 1:2.

Po ashtu edhe skuadra tjetre Prishtina ka shënuar fitore ndaj Vushtrrisë, edhe ajo si mysafire dhe po me të njëjtin rezultat (1:2).

EkoHigjiena

Kur jemi te skuadra gjilanase që drejtohet nga Zekerija Ramadani, ajo u tregua më e mirë se fituesi  i vitit të kaluar të kupës, Llapi,  dhe tani pothuajse është me një këmbë në finale.

Natyrisht janë edhe 90 minutat të tjera të ndeshjes së kthimit, por që gjilanasit e luajnë në shtëpi dhe të motivuar edhe nga kjo fitore.

Golat për SC Gjilanin i shënuan Granit Jashari 7′  dhe Përparim Islami 18′ . Ndërkaq, golin e vetëm për skuadrën e Tahir Batatinës e shënoi Selimi, në minutën e 39-të.

Ndeshjet e kthimit kur do të vendosen përfundimisht dy skuadrat finaliste të këtij edicioni do të zhvillohen më 19 prill.  Referuar takimeve të para mund të presim një finale Gjilani – Prishtina, sidoqoftë duhet pritur epilogun e ndeshjeve të kthimit. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.