DYLON

SC Gjilani nis fazën përgatitore për stinorin pranveror

SC Gjilani nis fazën përgatitore për stinorin pranveror
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka nisur fazën përgatitore dimërore për pjesën pranverore të kampionatit.

Sipas drejtuesve të klubit, për skuadrën kuqebardh objektivat mbeten të qarta, me garën e cila do jetë e hapur deri në ndeshjen e fundit.

EkoHigjiena

Te SC Gjilani thonë se ditët e para janë të dedikuara për ekzaminimet mjekësore, përpara se ekipi të kalojë në ritmin e plotë të punës me dy seanca stërvitore në ditë.

Një ndeshje kontrolluese është planifikuar për 15 janar, ndërsa nga 17 janari deri më 30 janar, SC Gjilani do të zhvillojë fazën kryesore të përgatitjeve në Antalia të Turqisë.

Gjatë qëndrimit në tokën turke, përveç punës fizike dhe tekniko-taktike, janë planifikuar edhe katër ndeshje kontrolluese, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të testuar formën e ekipit, thuhet tutje në njoftimin e klubit.

Gjysmësezoni pranveror është planifikuar të nisë më javën e parë të muajit shkurt, me ç’rast Gjilani pret Ballkanin në shtëpi.  /2LONLINE/