DYLON

SC Gjilani në gatishmëri të plotë për t’u ballafaquar me FK Liepaja, futbollistët presin mbështetjen e “Skifterave”

SC Gjilani në gatishmëri të plotë për t’u ballafaquar me FK Liepaja, futbollistët presin mbështetjen e “Skifterave”
Avatar photo Redaksia

Zekirija Ramadani me të përzgjedhurit e tij kanë zhvilluar provën e fundit gjenerale në stadiumin “Fadil Vokrri” në prag të sfidës ndaj Liepajës, e vlefshme për rundin e parë kualifikues në Ligën e Konferencës.

“Atmosfera dhe klima brenda kampit rrezaton pozitivitet, me futbollistët që janë të gatshëm të japin më të mirën nga vetja e tyre.  Futbollistët presin mbështetjen e tifozëve për ndeshjen e së enjtes”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.

EkoHigjiena

Agustin Torassa dhe Mevlan Zeka pritet të mungojnë për shkak të suspendimit, ndërkohë Edison Kqiku mungon prej kohësh për shkak të lëndimit.

Sfida e parë ndërmjet Gjilanit dhe Liepajës do të zhvillohet të enjten më 7 Korrik në “Fadil Vokrri” me fillim nga ora 20.00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.