“Në ndjekje të klimës, djelmoshat “kuqebardh” do të udhëtojnë drejt Antalias në Turqi për të vijuar me fazën përgatitore dimërore për edicionin 2024/25”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.
Ekuipazhi i futbollistëve dhe stafit do të udhëtojnë më 15 janar në tokën turke për të vijuar qëndrimin dyjavor në kërkim të mbushjes së baterive para fillimit të stinorit pranveror.
Për grupin janë aranazhuar edhe katër duele kontrolluese më datat 18, 22, 25 dhe 28 janar. Së bashku me këto data to të shoqërohen edhe ardhjet e reja në skuadër.
“Ky është turi i radhës në Antalia të Turqisë në fazën përgatitore dimërore, duke u bërë tashmë traditë për ekipin. Aktualisht gjithë futbollistët të cilët janë në dispozicion janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe pa ankesa nga lëndimet”, thuhet tutje në njoftim.
Skuadra e SC Gjilanit pritet të rikthehet në Kosovë më 29 shkurt, derisa do të bëhet gati për fillimin e pjesës pranverore të kampionatit, aty ku presin sfidat me Llapin në kampionat dhe me Vëllaznimin në Kupën e Kosovës. /2LONLINE/