DYLON

SC Gjilani ndërprenë bashkëpunimin me përgatitësin atletik, Orhan Abdi

SC Gjilani ndërprenë bashkëpunimin me përgatitësin atletik, Orhan Abdi
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se, me marrëveshje të dyanshme, është ndërprerë bashkëpunimi me përgatitësin atletik, Orhan Abdi.

“Me kërkesën e vetë z. Abdi, palët kanë arritur dakoordim për mbylljen e bashkëpunimit pas përfundimit të një edicioni të kaluar së bashku”, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

SC Gjilani e ka falënderuar Orhan Abdin për profesionalizmin, përkushtimin dhe kontributin e dhënë gjatë angazhimit të tij në kuadër të stafit teknik, duke i uruar njëkohësisht shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij profesionale.

“Sport Club Gjilani mbetet mirënjohës për punën e bërë dhe i dëshiron Orhanit shëndet, suksese dhe arritje të reja në sfidat e ardhshme”, thuhet në njoftimin e klubit “kuq e bardh”. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.