DYLON

SC Gjilani mirëpret kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, në kampin përgatitor në Antalia

SC Gjilani mirëpret kryetarin e FFK-së, Agim Ademi, në kampin përgatitor në Antalia
Avatar photo Redaksia

Kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademi, ka vizituar kampin stërvitor të Sport Club Gjilanit në Antalia të Turqisë, ku skuadra po zhvillon përgatitjet për vazhdimin e sezonit.

Gjatë kësaj vizite, Ademi u takua me drejtuesit e klubit, stafin teknik dhe futbollistët, duke i përgëzuar për punën dhe përkushtimin e treguar si dhe duke shprehur mbështetjen e Federatës për klubet kosovare në rrugëtimin e tyre sportiv.

EkoHigjiena

“Vizita shërbeu si motivim shtesë për ekipin, i cili po punon me intensitet të lartë për të arritur objektivat e vendosura, me synim paraqitje sa më të mira në garat vendore”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.