DYLON

SC Gjilani: Mevlan Zeka rikthehet në shtëpi

SC Gjilani: Mevlan Zeka rikthehet në shtëpi
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se ka arritur marrëveshje me futbollistin Mevlan Zeka, i cili edhe zyrtarisht është pjesë e familjes kuqebardh deri në verën e vitit 2028.

Klubi dhe futbollisti kanë nënshkruar kontratë me vlefshmëri prej dy edicionesh, duke e rikthyer Zekën në familjen e madhe të SC Gjilanit.

“Zeka nuk ka nevojë për prezantim për tifozët tanë. Ai rikthehet në ambientin ku ka lënë gjurmë, me përvojën, cilësinë dhe instinktin e tij para portës, për të dhënë kontribut në realizimin e objektivave të klubit në sezonet e ardhshme”, thuhet në njoftim.

EkoHigjiena

Drejtuesit e klubit e kanë mirëpritur sulmuesin në rikthimin e tij, ndërsa Zeka do t’i bashkohet menjëherë ekipit në fazën përgatitore.

“Familja e SC Gjilanit i uron Mevlanit mirëseardhje në shtëpinë e tij dhe shumë suksese me fanellën kuqe e bardhë. Mirë se u ktheve në shtëpi, Mevlan!”, thuhet në njoftim.   /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.