DYLON

SC Gjilani merr në huazim edhe futbollistin Senad Jarovic

SC Gjilani merr në huazim edhe futbollistin Senad Jarovic
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani dhe FC Struga janë dakorduar për huazimin e futbollistit Senad Jarovic, njofton klubi kuq e bardh i Gjilanit.

“Sulmuesi 25 vjeçar do të qëndrojë në skuadër deri në fund të edicionit 23/24 si futbollist i huazuar nga kampionët e Maqedonisë së Veriut. Jarovic më parë ishte pjesë e shumë klubeve në Evropë, derisa te ‘kuqebardhët’ vjen si vlerë e shtuar për repartin sulmues”, thuhet në komunikatën zyrtare të SC Gjilanit.

EkoHigjiena

SC Gjilani i ka uruar mirëseardhje lojtarit Jarovic dhe i ka dëshiruar sukses në objektivat e përbashkëta, pra që klubi ka vënë para vete. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.