SC Gjilani me telegram ngushëllimi për familjen Robelli dhe “Skifterat” pas ndarjes nga jeta të Arianit Robellit
Telegram ngushëllimi familjes Robelli
Të nderuar familjarë të Arianit Robellit,
Të dashur “Skiftera”,
Me dhimbje të thellë morëm lajmin për ndarjen nga jeta të Arianit Robellit, njërit prej anëtarëve të përkushtuar të tifozerisë “Skifterat” dhe një prej mbështetësve më të zjarrtë të Sport Club Gjilanit.
Arianiti ishte pjesë e pandashme e atmosferës dhe e dashurisë që rrethon klubin tonë. Përkushtimi i tij ndaj ngjyrave kuq e bardh, besnikëria ndaj “Skifterave” dhe prania e tij në përkrahje të klubit do të mbeten gjithmonë në kujtesën tonë.
Në këto momente të dhimbshme, Sport Club Gjilani u shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes Robelli, të afërmve, miqve dhe të gjithë familjes së madhe të “Skifterave”.
Arianiti do të mbetet përgjithmonë pjesë e historisë dhe kujtesës së familjes kuq e bardh.
U prehtë në paqe!
Me nderime,
Sport Club Gjilani
