SC Gjilani humbi lidershipin pas disfatës ndaj Trepçës ’89 në kuadër të javës së dymbëdhjetë në Superligë dhe për më tepër që kishin humbur terrenin vendas për dy ndeshjet e radhës.
Tashmë gjilanasit kanë humbur edhe tre titullarë të padiskutueshëm për duelin e xhiros së 13-të ndaj Ferizajt.
Për shkak të suspendimit me kartonë do të mungojnë mbrojtësi Ylberi Kastrati dhe dy sulmuesit Gerhard Progni dhe Bedri Greca.
Po ashtu, tashmë prej kohësh ndodhen jashtë fushave të blerata për shkak të lëndimeve Ylli Shameti, Oltion Rapa dhe Kushtrim Shabani.
Gjilani do ta zhvillojë të dielen ndeshjen e radhës ndaj Ferizajt me fillim nga ora 13:00.