DYLON

SC Gjilani: Me përfundimin e kontratës përfundoi edhe bashkëpunimi me mesfushorin Sabit Bilali

SC Gjilani: Me përfundimin e kontratës përfundoi edhe bashkëpunimi me mesfushorin Sabit Bilali
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka bërë me dije se me përfundimin e kontratës, përfundoi edhe bashkëpunimi me mesfushorin nga Tetova, Sabit Bilali, i cili u paraqit në 65 ndeshje kampionale dhe katër ndeshje të kupës me fanellën kuq e bardh, duke shënuar edhe tre gola.

“Sport Club Gjilani e falënderon Sabit Bilalin për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive. Klubi dëshiron ta falënderojë Bilalin për përkushtimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës sa ishte pjesë e familjes së Gjilanit. Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë”, thuhet në njoftimin e klubit “kuq e bardh”.

EkoHigjiena

SC Gjilani i ka uruar futbollistin shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.