DYLON

SC Gjilani me disa mungesa në ekip për ndeshjen ndaj Ferizajt, mundësia do t’u jepet lojtarëve nga ekipi i të rinjve

SC Gjilani me disa mungesa në ekip për ndeshjen ndaj Ferizajt, mundësia do t’u jepet lojtarëve nga ekipi i të rinjve
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani ka mbyllur edhe seancën e fundit stërvitore në prag të duelit kampional ndaj Ferizajt në udhëtim që luhet sot me fillim prej orës 13:00.

Klubi njofton se pavarësisht mungesave të shumta në ekip, pjesa e grupit që janë në dispozicion kanë qenë tejet të fokusuar gjatë gjithë këtyre ditëve në përgatitjen e kësaj ndeshje.

EkoHigjiena

Përveç Hamdi Namanit, Edison Kqikut, Mario Zebic dhe Lorik Boshnjakut të lënduar, listës u janë shtuar edhe Vokli Laroshi dhe Shqiprim Taipi, të cilët do të mungojnë për shkak të plotësimit të numrit të kartonëve të verdhë (4).

Për këtë duel janë ftuar Riol Hasani, Gentrit Klaiqi dhe Arbin Kurti nga ekipi i të rinjve, për të cilët do të jetë hera e parë që janë ftuar në skuadrën e parë.

Kujtojmë që në udhëtimin e fundit ‘kuqebardhët’ kishin triumfuar me rezultat minimal 0-1, ndërkohë që dueli në Gjilan ishte mbyllur me shifra të barabarta 2-2.

Takimi ndërmjet Ferizajt dhe Gjilanit zhvillohet të hënën me fillim nga ora 13:00 në stadiumin ndihmës në Ferizaj.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.