DYLON

SC Gjilani mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen e nesërme

SC Gjilani mbyll përgatitjet, gati për ndeshjen e nesërme
Avatar photo Elife Sherifi

SC Gjilani do të takohet nesër me Ballkanin në kuadër të javës së pestë në Superligë. Gjilanasit kanë vazhduar me përgatitje intensive.

Ndërsa, sot klubi ka njoftuar se ka përfunduar me sukses fazën përgatitore dhe janë gati për ndeshje.

Dy ekipet aktualisht janë në kreun e renditjes, Gjilani zë pozitën e dytë ndërsa Ballkani të tretën. Diferenca është vetëm një pikë dhe të dyja skuadrat synojnë maksimumin e pikëve.

EkoHigjiena

Fatmir Tahiri është caktuar gjyqtar kryesor në këtë sfidë.Ndihmësit e Tahirit në këtë duel janë Besnik Morina e Meriton Berisha, kurse Bardh Ajeti është deleguar gjyqtar i katërt, në takimin e ditës së nesërme.

Rikujtojmë se takimi mes Gjilanit dhe Ballkanit zhvillohet nesër, me fillim nga ora 16:00 në qytetin e Gjilanit.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.