SC Gjilani mbyll bashkëpunimin me trajnerin Blerim Bunjaku
Sport Club Gjilani njofton se ka përfunduar bashkëpunimi me Blerim Bunjakun, i cili deri më tani ka ushtruar detyrën e asistentit të parë në shtabin teknik të klubit.
SC Gjilani e falënderon Blerim Bunjakun për angazhimin, profesionalizmin dhe kontributin e dhënë gjatë periudhës së bashkëpunimit, duke i uruar njëkohësisht suksese të mëtejshme në karrierën e tij profesionale dhe në sfidat e ardhshme.
“Sport Club Gjilani i mbetet mirënjohës për punën dhe përkushtimin e treguar, duke i dëshiruar shëndet dhe suksese në vazhdim”, thuhet në njoftimi ne skuadrës “kuq e bardh”. /2LONLINE/.
