SC Gjilani: Liridon Kukaj i bashkohet stafit teknik
Sport Club Gjilani ka bvërë me dije se ka angazhuar Liridon Kukajn si asistent trajner në shtabin teknik të ekipit të parë.
Në njoftim thuhet se ky vendim vjen si pjesë e procesit të vazhdueshëm të forcimit të strukturës profesionale të klubit, me qëllim të rritjes së cilësisë së punës dhe ngritjes së performancës së skuadrës.
“Kukaj, i cili njihet për përvojën e tij në zhvillimin e lojtarëve dhe qasjen moderne taktike, do të jetë mbështetje e rëndësishme për trajnerin dhe gjithë stafin në realizimin e objektivave të klubit”, thuhet tutje në njoftim.
Stafi drejtues dhe gjithë komuniteti i SC Gjilanit i urojnë mirëseardhje Liridon Kukajt dhe shumë suksese në detyrën e re. /2LONLINE/
