Tre futbollistët afrikanë, Sangare Abdoulaye, Toure Souleymane Sassio dhe Djofolo Dorgeles Culibaly që erdhën në Gjilan për prova te SC Gjilani janë kthyer për në vendëlindje.
Kjo pasi performanca e tyre në testet provuese nuk rezultoi e suksesshme dhe ata nuk arritën të bindin shtabin teknik me në krye Gentjan Mezanin për të fituar një kontratë profesionale me “kuqebardhët”.
ata kanë zhvilluar vetëm tri seanca stërvitore dhe kanë zhvilluar një ndeshje kontrolluese ndaj Vllaznisë në vikendin e kaluar, por që nuk lanë arsye te mjaftueshme për të vazhduar qëndrimin te gjilanasit.
Tre futbollistët ishin të regjistruar në Federatën e Futbollit të Kosovës dhe kishin të drejtë loje, por që nuk arritën asnjëherë të kenë një ndeshje debutuese në Evropë.