SC Gjilani kthehet nga Turqia, fillon përgatitjet intensive

SC Gjilani kthehet nga Turqia, fillon përgatitjet intensive

SC Gjilani, futbollistët dhe i gjithë stafi teknik janë rikthyer nga Turqia, ndërsa tashmë gjenden në Gjilan për përgatitjet e radhës, transmeton 2LONLINE.com.

Grumbullimi i futbollistëve kuq e bardh ditën erdhi pas dy ditëve pushim të dhëna për futbollistët e skuadrës pas rikthimit nga faza përgaditore e zhvilluar në Antalia të Turqisë.

Me t’u kthyer në Kosovë, gjilanasit zhvilluan stërvitjen e parë, e cila u zhvilluar te fusha ndihmëse sintetike në Gjilan.

Të pranishëm ishin të gjithë futbollistët e skuadrës, të cilët sot u vunë nën urdhërat e shtabit teknik të skuadrës ku punuan për rreth dy orë.

Futbollistët gjithashtu punuan edhe në kordinim dhe ushtrime taktike, të cilat kryesisht ishin me top.

Skuadra stërvitjet pritet t’i vijoj, ku po punohet me ritme mjaft të larta për fillim sa më të mirë në pjesën pranverore në Digitalb Kupë dhe Ipko Superligën e Kosovës në futboll.

KOMENTE