DYLON

SC Gjilani kryen testimet e fundit para duelit ndaj Prishtinës

SC Gjilani kryen testimet e fundit para duelit ndaj Prishtinës
Avatar photo Redaksia

SC Gjilani është paraqitur në pasditen e së premtes në fushën stërvitore për të mbyllur përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj Prishtinës.

Sipas trajnerit, Ardian Nuhiu, skuadra ka lënë prapa humbjen në ndeshjen e shkuar të mesjavës dhe është përqendruar maksimalisht për duelin e fundjavës ndaj kryeqytetasve.

EkoHigjiena

Përndryshe, i gjithë grupi është në dispozicion të kryetrajnerit Nuhiu dhe stafit të tij në përgatitjet për këtë ballafaqim, përpos Robert Rrahmanit, Endri Reçit dhe Leon Miftarit, të cilët vazhdojnë të ndodhen në proces të rikuperimit.

Për këtë ndeshje do të rikthehet Armend Thaqi, mbrojtësi i krahut të djathtë, i cili kishte munguar në duelin e kaluar për shkak të numrit të kartonëve të verdhë.

Ndeshja ndërmjet Gjilanit dhe Prishtinës zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 14:00 në stadiumin ndihmës në Gjilan.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.