SC Gjilani ka realizuar edhe provën e fundit gjenerale para duelit të së martës në Suharekë, ku do të ballafaqohet me liderin aktual në tabelë, Ballkanin.
Në një njofitm zyrtar të klubit gjilanas thuhet se disponimi ishte prezent në stërvitjen e fundit te futbollistët, të cilët janë të gatshëm edhe për këtë takim. Të gjithë futbollistët janë në dispozicion të stafit teknik duke përfshirë edhe Jamal Arago dhe Besir Ramadanin, të cilët munguan në ndeshjen e fundit për shkak të suspendimit të kartonëve.
“Si asnjëherë më parë këtë edicion, grupi udhëton i kompletuar në udhëtimin drejt Suharekës, atje ku i pret kampioni në fuqi Ballkani”, thuhet në njoftim.
Në sfidën e parë kampionale të xhiros së dytë takimi në Gjilan kundër këtij kundërshtari kishte përfunduar me rezultatin e barabartë 1-1. /2LONLINE/