DYLON

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Theophilus Solomon.

Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite, njofton klubi gjilanas.

EkoHigjiena

Solomon vjen nga radhët e FC Ballkanit, ekip me të cilin u shpall kampion në edicionin e fundit të kampionatit elitar në Kosovë, teksa në të kaluarën ishte pjesë e disa skuadrave të njohura të rajonit.

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Solomonit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para”, thuhet në komunikatën zyrtare të SC Gjilanit. /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.