DYLON

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka

SC Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani konfirmon angazhimin e futbollistit Mevlan Zeka. Marrëveshja e nënshkruar është e vlefshme për dy vite dhe me mundësi vazhdimi.

27 vjeçari, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut vjen nga radhët e FC Ballkani, teksa ka luajtur në disa klube të tjera në vend dhe jashtë vendit, duke fituar tre tituj kampion, një herë Kupën e Kosovës dhe një herë tjetër Superkupën e Kosovës.

EkoHigjiena

“Të gjithë në SC Gjilani i urojnë mirëseardhje Mevlanit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit. /2LONLINE/.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.