DYLON

SC Gjilani kërkon fitore në Suharekë

SC Gjilani kërkon fitore në Suharekë
Avatar photo Redaksia

Sot në orar janë tri ndeshje çerekfinale për Kupën e Kosovës në Futboll, derisa ndeshja tjetër luhet nesër. Ndër duelet e sotme është edhe ai në Suharekë ku Ballkani pret skuadrën e Gjilanit.

Për Gjilanin është shumë e rëndësishme ky ballafaqim pasi përmes garës për Kupë, nëse e fiton në fund këtë trofe, ka më shumë gjasa për daljen në Evropë, sesa përmes pozitës në tabelë në fund të edicionit.

EkoHigjiena

Ndeshja Ballkani – Gjilani do të zhvillohet sot (e mërkurë) me fillim në ora 13:00. 

Duelet tjera janë: Dukagjini-Feronikeli ’74 dhe Ferizaj  – Vushtrria, derisa çerekfinalja e fundit luhet nesër (e enjte), ku Llapi pret Malishevën.

Kujtojmë se në këtë fazë luhet vetëm një ndeshje dhe fituesi i takimit kalon automatikisht në gjysmëfinale.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.