DYLON

SC Gjilani: Kemi hyrë në fazën më intensive të përgatitjeve

SC Gjilani: Kemi hyrë në fazën më intensive të përgatitjeve
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se me fillimin e javës, ekipi i parë ka rritur intensitetin e punës në kuadër të fazës përgatitore për sezonin e ri.

Nën drejtimin e stafit teknik, futbollistët do të zhvillojnë nga dy seanca stërvitore në ditë, me synimin për të ngritur nivelin fizik, taktik dhe ekipor për sfidat që i presin në edicionin e ardhshëm.

EkoHigjiena

“:Faza e përgatitjeve do të vazhdojë në kushte optimale edhe jashtë vendit, pasi më 17 korrik ekipi do të udhëtojë drejt Bansko, Bullgari, ku do të zhvillojë pjesën e dytë të kampit përgatitor”, thuhet në njoftimin e kljubit “kuq e bardh”.

Gjatë kësaj periudhe janë planifikuar edhe ndeshje kontrolluese, të cilat do t’i shërbejnë stafit teknik për të vlerësuar gjendjen e skuadrës dhe përgatitjen sa më të mirë para fillimit të sezonit.

“Sport Club Gjilani mbetet i përkushtuar që, përmes punës intensive dhe përgatitjeve cilësore, ta presë sezonin e ri në nivelin më të lartë të mundshëm”, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.