SC Gjilani ka marrë të mbarën
SC Gjilani duket se është në rrugë të mbarë të rezultateve pozitive, të tilla që do ta dërgojnë drejt pozicionit në tabelë që do ta dërgonte këtë skuadër në garat evropiane.
Ndonëse ende ka javë për t’u luajtur, fitorja e sotme e skuadrës gjilanase ndaj Suharekës, është një dëshmi që klubi kuqebardh, dalëngadalë po e gjen vlerën, konformë peshës që ka vlerësuar që e ka dhe synimit që ia ka vënë vetës.
Skuadra gjilanase me fitoren e sotme është drejtuar mbarë dhe në rrugë ne duhur për kah pozitat e sipërme të tabelës.
Gjilanasit, që ishin skuadër mysafire, fituan 2 me 1 ndaj Suharekës, në duelin e javës së 22-të, të Albi Mall Superligës së Kosovës në futboll.
Golat për skuadrën që po drejtohet nga Ardian Nuhiu, i shënuan Jarovic (42″) dhe Basa (54″), derisa për vendësit golin e vetëm e shënoi Krasniqi (45+2″).
Kjo fitore dhe tri pikë të reja bëjnë që Gjilani ta vazhdojë ecurinë pozitive dhe aktualisht të mbajë pozitën e katërt në tabelë me 31 pikë. /2LONLINE/
