DYLON

SC Gjilani ka fituar me lehtësi ndaj Feronikelit, FC Drita do të ballafaqohet me Llapin

SC Gjilani ka fituar me lehtësi ndaj Feronikelit, FC Drita do të ballafaqohet me Llapin
Avatar photo Redaksia

Janë zhvilluar tri ndeshjet e para të javës së 29-të në BKT Superligën e Kosovës në futboll.

SC Gjilani ka fituar me lehtësi në duel me Feronikelin, duke e mundur me rezultat të thellë 5:1.

EkoHigjiena

Të parët në epërsi kaluan mysafirët me golin e Ardi Qorrit, (9’), barazoi Keita Razak (32’,  pastaj Shend Kelmendi (39’) dhe sërish Razak ( 55’), për të vazhduar me golat e Blerim Krasniqit (58’) dhe Gerhard Progni (90’).

Përndryshe, në dy takime tjera Malisheva ka shënuar fitore duke e mundur Ulpianën, me rezultat minimal  1:0., derisa  fitoi edhe Dukagjini, që në Skenderaj e mundi Drenicën, po ashtu me rezultat 1:0.

Sot zhvillohen dy ndeshjet tjera, Llapi është mikpritës i Dritës, derisa Ballkani luan kundër Prishtinës.