Sport Club Gjilani ka bërë me dije se ka arritur marrëveshje me lojtarin brazilian Élton Calé, i cili do tëa angazhohet në fanellën kuq e bardhë.
“Klubi ka gjetur akordin me futbollistin për angazhimin e tij në fanellën kuq e bardhë për dy edicionet e radhës”, bëhet me dije në njoftimin zyrtar të klubit.
Përndryshe, Calé luan në pozitën e sulmuesit të krahut, ndërsa te Gjilani vjen nga 𝘒𝘍 𝘛𝘪𝘳𝘢𝘯a.
“Të gjithë në SC Gjilani i dëshirojmë Calés mirëseardhje në klub, duke i uruar shumë suksese”, thuhet në njoftimin e klubit. /2LONLINE.com/