DYLON

SC Gjilani i ofron kontratë profesionale futbollistit Elton Isufi

SC Gjilani i ofron kontratë profesionale futbollistit Elton Isufi
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se futbollisti i dalë nga akademia e klubit, Elton Isufi, ka nënshkruar kontratë profesionale trevjeçare me klubin.

“19-vjeçari, i cili aktivizohet në pozitën e sulmuesit të qendrës, prej kohësh është promovuar në ekipin e parë, ku me paraqitjet dhe përkushtimin e tij ka fituar besimin e stafit teknik dhe drejtuesve të klubit”, thuhet në njoftimin e skuadrës “kuq e bardh”.

EkoHigjiena

Në njoftim thuhet tutje se Isufi ka qenë një nga lojtarët që ka spikatur gjatë fazës përgatitore të verës, duke realizuar tre gola me ekipin e parë.

“Klubi beson se Eltoni do të vazhdojë të zhvillohet dhe të jetë një vlerë e rëndësishme për të ardhmen e SC Gjilanit”, thuhet në fund të njoftimit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.