DYLON

SC Gjilani i ka mbyllur përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj FC Ferizajt

SC Gjilani i ka mbyllur përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj FC Ferizajt
Avatar photo Redaksia

Skuadra e SC Gjilanit i ka mbyllur përgatitjet për duelin e radhës kampional ndaj FC Ferizajt, që njëherësh do të jetë i fundit për pjesën e parë të kampionatit në Albi Mall Superligë.

“Duke lënë prapa fitoren në vikendin që lëmë pas ndaj rivalit lokal Drita, ekipi është përqendruar maksimalisht në udhëtimin e vështirë që pritet ta ketë ndaj Ferizajt. Fokusi ka qenë prezent vetëm në duelin ndaj e radhës kampional, derisa grupi ka stërvitur në gjithë paraditen e javës”, thuhet në njoftimin e klubit kuq e bardh.

EkoHigjiena

Pavarësisht mungesave që priten të jenë për shkak të suspendimeve me karton dhe për shkak të gjendjes gripoze të disa futbollistëve, pjesa tjetër e skuadrës është e gatshme dhe e vetëdijshme për rëndësinë e pikëve nga kjo përballje.

Në mëngjesin e së premtes skuadra ka zhvilluar edhe provën e fundit gjenerale dhe është gati për ballafaqimin ndaj Ferizajt, i fundit për stinorin vjeshtor të kampionatit, thuhet në njoftim.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.