Klubi i futbollit “Gjilani” përmes një komunikate ka përgënjeshtruar zërat se kryetrajneri i klubit, Gentjan Mezani do të largohet nga klubi dhe ta lërë postin e kryetrajnerit dikujt tjetër, duke thënë se ai e ka besimin dhe mbështetjen e plotë për të drejtuar klubin.
Ja komunikata e plotë:
SC Gjilani informon publikun se pas shkrimeve të fundit që po qarkullojnë nëpër mediumet dhe gazetat tona, kinse në fundin e sezonit trajneri i ardhur javë më parë, Gentjan Mezani, do të largohet nga klubi dhe ta lërë postin e kryetrajnerit dikujt tjetër.
SC Gjilani ju njofton se këto informata janë të pa vërteta dhe nuk qëndrojnë. Kryetrajneri i klubit, Gentjan Mezani, e ka besimin dhe mbështetjen e plotë të klubit.
Kjo nënkupton se spekulimet e bëra nëpër mediumet tona, janë për emra të përveçëm dhe për interesa të personave të caktuar, ndaj me anë të kësaj komunikate duam ti hedhim poshtë informatat e dalura sot nga disa mediume.