SC Gjilani falënderon futbollistin Edi Basa, për kontributin e tij, sa ishte pjesë e skuadrës
“Pas tre vitesh të mbushura me përkushtim, profesionalizëm dhe momente të paharrueshme, Sport Club Gjilani e falënderon Edi Basa për kontributin e jashtëzakonshëm të dhënë me fanellën kuqebardhë”, thuhet në njoftimin e FC Drita.
Gjatë kësaj periudhe, Basa zhvilloi 102 ndeshje në Superligën e Kosovës, duke realizuar 16 gola dhe 12 asistime – një kontribut tejet i çmuar për klubin gjatë këtyre tre edicionesh. Në Kupën e Kosovës, ai regjistroi 4 paraqitje.
“Me golat, angazhimin dhe karakterin e tij, Basa la gjurmë në historinë e klubit tonë dhe fitoi respektin e gjithësecilit brenda klubit”, thuhet tutje në njoftim.
Sport Club Gjilani i shpreh mirënjohjen më të sinqertë për gjithçka që dha për këtë fanellë dhe i uroi shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, si në aspektin profesional ashtu edhe në atë personal. /2LONLINE/
