• INFO+
  • POLITIKË
  • NACIONALE
  • POLICIA
  • OP/ED
  • SPORT
  • ART/KULT
  • SHNETA
  • TJERA+
    • LUGINA
    • GJYKATË/PROKURORI
    • N'RRJET
    • RROTULL
    • MAGAZINA
    • PROMO
    • 2LTV
    • NJOFTIME/SHPALLJE
Sport

SC Gjilani e nis kampionatin me fitore, FC Drita me barazim

Redaksia 2LONLINE 13 Gusht, 2022 3 min
 SC Gjilani e nis kampionatin me fitore, FC Drita me barazim

Me tri ndeshjet e ditës së sotme ka filluar edicioni i ri i Superligës së Kosovës në futboll, ku marrin pjesë edhe dy skuadrat gjilanase, SC Gjilani dhe FC Drita.

SC Gjilani ka shënuar fitore fare në fund, derisa edhe Drita  pothuajse në fund të takimit arriti t’iu shmanget humbjes dhe të barazon.

SC Gjilani e ka nisur mbarë këtë edicion duke shënuar fitore me rezultat 3 me 2 ndaj Ferizajt, takim ky që u luajt në Gjilan, në stadiumin ndihmës me bari sintetik.

Prurja e fundit, Theophilus Solomon doli të ishte e qëlluar për këtë ndeshje pasi pikërisht shënoi dy herë, njërin gol në minutën e fundit të ndeshjes (90’+3’). Për Gjilanin shënoi edhe Mevlan Zeka, derisa për skuadrën e Ferizajt realizatorë ishin: Ramush Ramadani e Betim Haxhimusa.

Ndërsa, skuadra tjetër gjilanase, FC Drita, nismën e këtij edicioni e filloi me barazim. Në fakt skuadra bardhekaltër e cila kishte udhëtuar në Mitrovicë për t’u ballafaquar me Trepça 89’, në pjesëlojën e parë ishte në një disavantazh prej 2 me 0, por falë dy golave në pjesëlojën e dytë, barazoi 2 me 2 , për një pikë. Të dy golat për vendësit i shënoi Christian Mba, derisa për Dritën shënuan: Drilon Islami e Ardit Tahiri, ky i fundit nga penalltia.

Ndeshja tjetër, Dukagjini – Prishtina përfundoi me rezultatin  1 me 2.

Përndryshe, të dielën luhet vetëm ndeshja Drenica-Llapi në orarin e njëjtë, kurse ndeshja Malisheva-Ballkani është shtyrë, për shkak se Ballkani të enjten e zhvilloi ndeshje në garat evropiane. /2LONLINE/

Etiketa:Drita Ferizaj futboll Gjilani rekomandojmë sport Trepca 89
Previous post
Next post
Lajmet e fundit
Nacionale

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”

1 Prill, 2023
Policia

Në Mitrovicë Veri ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave

1 Prill, 2023
Gjilan

Gagica: Edhe sa jetë duhet humbur në rrugët ekzistuese në mënyrë që

1 Prill, 2023
Nacionale

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023
Lajme të ngjashme

Ka përfunduar ushtrimi fushor “Iron Mike”

1 Prill, 2023

Në Mitrovicë Veri ndalohen dy persona dhe iniciohet rasti posedim i substancave narkotike

1 Prill, 2023

Qeveria miraton Projektligjin për Tatimet, përfshin faljen e tatimit në pronë

1 Prill, 2023

FSK certifikon pjesëtarët për mbështetje me zjarr indirekt

31 Mars, 2023

Deminimit të FSK-së i shtohen ekspertë të rinj

31 Mars, 2023

U mbajt mbledhja e Quality Bord në kuadër të projektit ERASMUS+ QUADIC

31 Mars, 2023

Rr. Ahmet Gashi p.n. Gjilan, 60000, Kosovë

+383 44 177 281

[email protected]
[email protected]

Kontakti
Raporto
Media Sociale
Numra me rëndësi
Harta e faqes
Shkruaj për 2LONLINE
Fillimi
Info+
Politikë
Nacionale
Policia
Op/Ed
Sport
Art/Kult
Shneta
Lugina
Gjykatë/Prokurori
N'rrjet
Rrotull
2LTV
Njoftime/Shpallje
Magazina
Promo

Ky portal mirëmbahet nga N.SH. 2lonline.com. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin paraprak nga 2lonline.com. Për shfrytëzimin e materialit të këtij portali, obligoheni t’i pranoni Kushtet e përdorimit.

Kushtet e përdorimit
Politikat e privatësisë
Impresum
Marketingu
2010 - 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara | 2lonline.com