DYLON

SC Gjilani e falënderon Edison Kqikun për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub

SC Gjilani e falënderon Edison Kqikun për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani e falënderon futbollistin Edison Kqikun për kontributin e dhënë gjatë kohës së kaluar në klub, duke i uruar shëndet dhe suksese në vazhdimin e karrierës së tij sportive.

SC Gjilani bënë me dije se me kërkesë të futbollistit, bashkëpunimi është ndërprerë në mënyrë të dyanshme dhe mirëkuptim të ndërsjellët, pavarësisht marrëveshjes kontraktuale, e cila kishte jetëgjatësi të mëtutjeshme.

EkoHigjiena

Kqiku, njëherësh edhe kapiten i ekipit, u paraqit denjësisht për 9 edicione më radhë me fanellën kuq e bardh dhe e djersiti atë plot në 134 takime, duke shënuar pesë gola dhe duke asistuar në tetë raste.

“Duke qenë produkt i akademisë dhe futbollist i rritur në folenë e “Skifterave”, klubi shpreh mirënjohje dhe falenderim të pafund për gjithë kontributin dhe sakrificën e dhënë. Angazhimi dhe korrektësia e tij kanë qenë të vlerësuara nga bashkëlojtarët, stafi dhe tifozët tanë”, thuhet në njoftimin e SC Gjilanit.

Klubi “kuq e bardh”, i ka uruar futbollistit shumë suksese në vazhdim të karrierës së tij, shëndet dhe arritje në çdo hap të rrugëtimit të tij profesional. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.