SC Gjilani dhe Shend Kelmendi vazhdojnë bashkë edhe për dy vite
Sport Club Gjilani dhe futbollisti Shend Kelmendi kanë gjetur akordin për të vijuar bashkëpunimin edhe për dy vite të radhës.
“Kelmendi, i cili luan në pozitën e sulmuesit të krahut është pjesë e rëndësishme e projektit të klubit dhe është vlerësuar nga stafi teknik për vazhdimin e marrëveshjes”, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit.
Në edicionin e fundit Kelmendi ka realizuar shtatë gola dhe ka shërbyer në tre të tjerë, për të qenë vendimtar në shumë prej ndeshjeve kryesore të kampionatit.
Të gjithë në SC Gjilani i urojnë sukses Shendit dhe i dëshirojnë sukses në objektivat që klubi ka vënë para, duke nisur nga garat ndërkombëtare, thuhet në komunikatën zyrtare të klubit. /2LONLINE/
