DYLON

SC Gjilani dhe Endri Reçi mbyllin bashkëpunimin

SC Gjilani dhe Endri Reçi mbyllin bashkëpunimin
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani bën të ditur se me mirëkuptim të ndërsjellë është mbyllur marrëveshja e nënshkruar në fillim të këtij viti me futbollistin Endri Reçi.

Në njoftim thuhet se Reçi, i cili u bashkua me kuqebardhët në muajin janar pas transferimit nga Teuta e Durrësit, tregoi profesionalizëm dhe përkushtim gjatë kohës që ishte pjesë e klubit.

EkoHigjiena

“Sport Club Gjilani e falënderon Endrin për përkushtimin dhe energjinë e dhënë në fushë, duke i uruar shëndet, suksese dhe arritje të reja në karrierën e tij sportive”, thuhet në njoftimin e klubit kuq e bardh.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.