DYLON

SC Gjilani dhe Drin Ymeri mbyllin bashkëpunimin

SC Gjilani dhe Drin Ymeri mbyllin bashkëpunimin
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani dhe Drin Ymeri e kanë mbyllur bashkëpunimin. Klubi dhe futbollisti kanë gjetur mirëkuptim për të përfunduar marrëdhëniet kontraktuale.

Drejtues e klubit kuqebardh thonë se Ymeri iu bashkua Gjilanit në fillimin e edicionit dhe gjatë kësaj periudhe ka dëshmuar profesionalizëm dhe vlera të larta sportive.

“Të gjithë te Gjilani e falënderojnë Drin Ymerin për angazhimin të cilën e ka treguar gjatë qëndrimit në skuadër dhe i urojnë suksese në të ardhmen e tij profesionale”, thuhet në njoftimin zyrtar të SC Gjilanit.  /2LONLINE/

EkoHigjiena
Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.