DYLON

SC Gjilani deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të futbollistit Sabit Bilali

SC Gjilani deklarohet rreth gjendjes shëndetësore të futbollistit Sabit Bilali
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani njofton se futbollisti Sabit Bilali ka pësuar një goditje të fortë në zonën e syrit gjatë ndeshjes së fundit kampionale kundër FC Ferizajt.

Menjëherë pas incidentit Bilali mori asistencën e nevojshme nga stafi mjekësor dhe iu nënshtrua ekzaminimeve të detajuara mjekësore.

EkoHigjiena

“Pas vlerësimit klinik dhe kontrollimeve përkatëse, ju njoftojmë se gjendja e lojtarit është stabile, pa komplikime serioze, dhe ai aktualisht ndodhet në proces rikuperimi nën mbikëqyrje mjekësore”, thuhet në njoftimi ne klubit.

Më tej thuhet se stafi mjekësor do të vazhdojë monitorimin e gjendjes së tij dhe rikthimi në aktivitet sportiv do të bëhet vetëm pas vlerësimit të plotë mjekësor.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.