DYLON

SC Gjilani betonohen edhe më, në pozitën e tretë që ia mundëson pjesëmarrjen në garat evropiane

SC Gjilani betonohen edhe më, në pozitën e tretë që ia mundëson pjesëmarrjen në garat evropiane
Avatar photo Redaksia

Me tri ndeshjet e ditës së sotme ka përfunduar java e 30-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll, ku veçojmë  fitoren e SC Gjilanit ndaj Drenicës, dhe tri pikë të reja të kësaj skuadre për të betonuar edhe më në pozitën e tretë që  ia mundëson pjesëmarrjen në garat evropiane.

Fitorja e Gjilanit ishte minimale (1-0), ku golin e vetëm e shënoi Baton Zabërgja në minutën e 50-të të takimit.

EkoHigjiena

Tani Gjilani ka 46 pikë, 5 më shumë se Prishtina e katërta, duke e ruajtur kështu pozitën e tretë e cila ia siguron pjesëmarrjen në garat evropiane, por mos të harrojmë se skuadra gjilanase ka edhe mundësinë tjetër përmes kupës, pasi, siç dihet, është në finale, ku do të ballafaqohet me Prishtinën.

Përndryshe, në javën e 31-të, Gjilani është mysafire e skuadrës Trepça ’89. /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.