DYLON

SC Gjilani angazhon futbollistin Egzon Sinani

SC Gjilani angazhon futbollistin Egzon Sinani
Avatar photo Redaksia

Sport Club Gjilani ka bërë me dije se në radhët e saja do të jetë i angazhuar futbollisti Egzon Sinani.

“Sinani i cili luan në pozitën e mbrojtësit të qendrës vjen nga radhët e Klubit Futbollistik Ballkani, derisa në të kaluarën ka qenë gjithashtu pjesë e Klubit Futbollistik Llapi. Në edicionin e fundit ka fituar titullin kampion dhe ka zhvilluar disa paraqitje në arenën ndërkombëtare me klubin nga Suhareka”, thuhet në komunikatën zyrtare të SC Gjilanit.

EkoHigjiena

Më tej ,thuhet se 28 vjeçari është vënë menjëherë në dispozicion të ekipit dhe se të gjithë në SC Gjilani i kanë uruar mirëseardhje Egzonit dhe i dëshiruan sukses në objektivat që klubi ka vënë para për vazhdimin e projektit.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.