DYLON

SC Gjilan zhvilloi stërvitjen e fundit para duelit ndaj Malishevës

SC Gjilan zhvilloi stërvitjen e fundit para duelit ndaj Malishevës
Avatar photo Redaksia

Kanë përfunduar përgatitjet e SC Gjilanit për duelin e radhës kampional, me FC Malishevën si kundërshtar për xhiron e gjashtë në Albi Mall Superligë.

Në një mot me ndryshime temperaturash, ekipi ka realizuar seancat stërvitore në fushën sintetike në Gjilan.

EkoHigjiena

I gatshëm për këtë ndeshje pritet të jetë Kushtrim Shabani, i cili ishte i suspenduar për shkak të kartonëve në ndeshjen e fundit kampionale (FC Feronikeli ’74), ndërkohë pjesa tjetër e skuadrës është gjithashtu e gatshme.

“Atmosferë dhe ritëm i lartë ka mbretëruar gjatë gjithë javës me futbollistët të cilët janë të gatshëm për këtë ballafaqim, thuhet në një njofitm zyrtsr të klubit, lidhur me stërvitjen e fudnit.

Dueli ndërmjet Malishevës dhe Gjilanit zhvillohet të dielën më 22 Shtator në stadiumin “Liman Gegaj” dhe fillon nga ora 15.00.  /2LONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.