DYLON

Saviq: Situata e sigurisë në Bujanoc stabile, masa kundër mjeteve piroteknike

Avatar photo Redaksia

Këshilli Komunal për Siguri dhe parandalimin e kriminalitetit ka vlerësuar se situata e sigurisë në komunën e Bujanocit është stabile dhe se është kërkuar që gjendja e njëjtë të ruhet edhe gjatë festive të fundvitit.

“Apelojmë te pjesëmarrësit në komunikacion që të respektojnë rregullat e komunikacionit sikur që bëjnë edhe në vendet nga vijnë dhe rekomandojmë kujdes për blerjen dhe përdorimin e mjeteve piroteknike”, është shprehur kryeshefi i stacionit policorë në Bujanoc, Goran Saviq.

EkoHigjiena

Ai është shprehur se policia ka ndërmarrë të gjitha masat e domosdoshme kundër njerëzve që nuk kanë leje dhe dokumentacion për mjetet piroteknike.

Saviq ka folur edhe për pritjet që po bëhen në pikë kalimin e përbashkët në Konçul dhe se frekuentimi I komunikacionit është lehtësuar dhe nuk ka pritje të gjata./Titulli.com/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.