DYLON

Sasia e lëndës narkotike e kapur 20 kilogram e 410 gram

Avatar photo Redaksia

Gjatë kontrollimit të automjeteve në pikë-kalimin e Vërmicës, oficerët doganor kanë shfaqur dyshimet se një automjet me targa të Serbisë mund të transportonte mallra të ndaluara.
Pas ndalesës së veturës llojit Land Rover – Range Rover ngjyrë e zezë me tabela të Serbisë është ushtruar kontroll nga ana e doganës dhe policisë.

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e lartë përmendur është zbuluar një sasi e konsiderueshme e lëndës narkotike (dyshohet të jetë Marihuanë). Sasia e lëndës narkotike ishte 20410 gram(20 kilogram e 410 gram).

EkoHigjiena

“Lënda narkotike u zbulua e fshehur në rezervuarin e benzinës së automjetit. Deri tek zbulimi erdhi përmes përdorimit të pajisjeve të specializuara donacion nga qeveria e SHBA-ve përmes programit EXBS. Vozitësi ishte shtetas i Serbisë, i njejti është arrestuar nga ana e Policisë dhe rasti ka vazhduar tutje me hetimet”, thuhet në komunikatën e lëshuar nga Dogana e Kosovës.

Lidhur me këtë rast drejtori i përgjithshëm i Doganës Lulëzim Rafuna theksoj se Dogana përveç mbledhjes së suksesshme të taksave tan imë është shndërruar në një institucion i cili kontribuon në rritjen e përgjithshme të sigurisë dhe mbrojtjen e kufirit, gjithashtu falënderoj qeverinë e SHBA (programin EXBS) për mbështetjen e vazhdueshme pasi që rezultatet e kësaj përkrahje si në fushën e trajnimeve po ashtu edhe në atë të asistencës teknike prodhojnë rezultate maksimale.

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.