DYLON

Saqip Ramizi një figurë e shquar për ngritjen e jetës kulturore dhe edukativo arsimore

Avatar photo Redaksia

/2L ONLINE/ – Në manifestimin e dhënies së mirënjohjes për Saqip Ramizin, me të cilën postmortum e ka nderuar presidenti shqiptar Bujar Nishani, merrnin pjesë dhjetëra qytetarë aktivistë dhe familjarë. I pranishëm ishte edhe kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, i cili tha se sot po marrim pjesë në kujtim dhe respekt të një emri të madh, siç është Saqip Ramizi, e që është vlera e të gjithë neve!

Ndërsa, kryetari i Degës së AAK-së e njëherësh edhe organizator i këtij manifestimi Rexhep Kadriu tha se figura e Saqip Ramizit bashkë me bashkëshorten zonj. Gjylije Ramizi do të mbeten një ndër figurat më të respektuara të Komunës së Gjilanit për angazhimin e tyre për ngritjen e jetës kulturore dhe edukativo arsimore ne vendin tonë, veçmas në shoqatën për zhdukjen e analfabetizmit “Motrat Qiriazi”dhe në shoqatën për kthimin e Shqiptarëve të shpërngulur nga trojet e veta.

EkoHigjiena

në këtë manifestim morën pjesë edhe nënkryetari i AAK-së, Ahmet Isufi, Muharrem Nitaj kryetarja e AGK zonj.Magbule Shkodra dhe deputeti i Parlamentit të Kosovës, Ismajl Kurteshi. /2L ONLINE/

Privatësia

Kjo faqe interneti përdor cookie në mënyrë që t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme si përdorues. Informacioni i cookie-ve ruhet në shfletuesin tuaj dhe kryen funksione të tilla si njohja juaj kur ktheheni në faqen tonë, si dhe ndihmon ekipin tonë të kuptojë se cilat seksione të faqes ju duken më interesante dhe më të dobishme.